2
Qellimi i ketij threadi eshte qe tu mundesoj atyre Shqiptareve qe nuk e njohin Historine e Shqiperise dhe Shqiptareve, ta mesojne (gjithmone nese kane deshire) kete histori ashtu sic e kane shkruar autoret dhe institucionet tona me te mira. Historia e kombit perpara se gjithash mesohet ne shkolla. Por jo te gjithe e kane kete mundesi. Behet fjale sidomos per ata Shqiptare qe jane lindur dhe rritur ne emigrim, jashte Shqiperise dhe per arsye te kuptueshme nuk kane mundur qe ta mesojne historine e vendit dhe kombit te origjines ne vendet ku jetojne. Ketu lind nje problem i madh sepse shpesh, keta Shqiptare perdorin si burim informimi faqe jo te besueshme ne internet si Wikipedia, etc. Per fat te keq, faqet e Wikipedias qe kane te bejne me historine tone, tashme pothuajse totalisht kontrollohen nga perdorues greke dhe serbe, te cilet i perdorin keto faqe per te perhapur propaganden e tyre shoviniste. Per kete arsye, kush ka deshire qe te mesoje historine e vendit te vet, perpara se gjithash duhet qe te lexoje c`fare studiuesit shqiptare kane shkruar.
Do t`ju lutesha shume qe te gjitha diskutimet te behen ne shqip.
Bookmarks